Sahihu i Buhariut — Hadithi 1720

Haxhi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Më njëzet e pesë dhul kade u nisëm për rrugë me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Përveç kryerjes së haxhit, synim tjetër nuk kishim. Kur iu afruam Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ, ata që nuk kishin marrë kurbane me vete, i urdhëroi që, pasi ta kryejnë tavafin, të lirohen prej ihramëve.” Aishja thotë: “Ditën e Bajramit të Kurbanit, na sollën mish lope.” Unë pyeta: “Ç'është kjo?” Na u tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka therur kurban për gratë e veta.” Jahjai ka thënë: “Këtë ia përmenda Kasimit dhe m'u përgjigj: “(Aishja) ta ka transmetuar hadithin në mënyrë të plotë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ مَخْلَدٍ: حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ قَالَ: حَدَّثَنِي يَحْيَى: حَدَّثَتْنِي عَمْرَةُ، قَالَتْ: سَمِعْتُ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - تَقُولُ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ لِخَمْسٍ بَقِينَ مِنْ ذِي الْقَعْدَةِ، وَلاَ نَرَى إِلاَّ الْحَجَّ، حَتَّى إِذَا دَنَوْنَا مِنْ مَكَّةَ أَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَنْ لَمْ يَكُنْ مَعَهُ هَدْىٌ إِذَا طَافَ بِالْبَيْتِ ثُمَّ يَحِلُّ. قَالَتْ عَائِشَةُ - رضى الله عنها -: فَدُخِلَ عَلَيْنَا يَوْمَ النَّحْرِ بِلَحْمِ بَقَرٍ فَقُلْتُ: مَا هَذَا؟ فَقِيلَ: ذَبَحَ النَّبِيُّ ﷺ عَنْ أَزْوَاجِهِ. قَالَ يَحْيَى: فَذَكَرْتُ هَذَا الْحَدِيثَ لِلْقَاسِمِ. فَقَالَ: أَتَتْكَ بِالْحَدِيثِ عَلَى وَجْهِهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1720