Sahihu i Buhariut — Hadithi 1720

124. Nënkapitulli: Pjesa e kurbanit që ndalet për t’u ngrënë dhe pjesa që dhurohet si lëmoshë

Ubejdullahu ka thënë: Më ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri ka thënë: "Nuk lejohet ngrënia e kurbanit të therur si shpagim për gjahun, duke qenë në ihram, dhe as e atij që theret për ta përmbushur zotimin, porse lejohet ngrënia e mishit të kurbaneve të tjera." Atai ka thënë: "Lejohet ngrënia dhe të ushqyerit e të tjerëve me kurbanin e haxhit."

1720. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Më njëzet e pesë dhul kade u nisëm për rrugë me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Përveç kryerjes së haxhit, synim tjetër nuk kishim. Kur iu afruam Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ, ata që nuk kishin marrë kurbane me vete, i urdhëroi që, pasi ta kryejnë tavafin, të lirohen prej ihramëve.”

Aishja thotë: “Ditën e Bajramit të Kurbanit, na sollën mish lope.” Unë pyeta: “Ç'është kjo?” Na u tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka therur kurban për gratë e veta.”

Jahjai ka thënë: “Këtë ia përmenda Kasimit dhe m'u përgjigj: “(Aishja) ta ka transmetuar hadithin në mënyrë të plotë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1720

Hadithe të ngjashme: Shiko (35)

Fjalë të panjohura?