Sahihu i Buhariut — Hadithi 1727

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: - “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët !” - Edhe ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut! - i thanë të pranishmit. - “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët!” - Edhe ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut! - “Edhe ata që i shkurtojnë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Pejgamberi ﷺ ka thënë): “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët!” , një herë ose dy. Ubejdullahu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Pejgamberi ﷺ ka thënë) në herën e katërt: “Edhe ata që i shkurtojnë!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ نَافِعٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "اللَّهُمَّ ارْحَمِ الْمُحَلِّقِينَ". قَالُوا: وَالْمُقَصِّرِينَ يَا رَسُولَ اللَّهِ! قَالَ: "اللَّهُمَّ ارْحَمِ الْمُحَلِّقِينَ". قَالُوا: وَالْمُقَصِّرِينَ يَا رَسُولَ اللَّهِ! قَالَ: "وَالْمُقَصِّرِينَ". وَقَالَ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ: "رَحِمَ اللَّهُ الْمُحَلِّقِينَ". مَرَّةً أَوْ مَرَّتَيْنِ. قَالَ: وَقَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ: حَدَّثَنِي نَافِعٌ وَقَالَ فِي الرَّابِعَةِ: "وَالْمُقَصِّرِينَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1727