Sahihu i Buhariut — Hadithi 1727
127. Nënkapitulli: Rruajtja dhe shkurtimi i flokëve me rastin e lirimit prej ihramit
1727. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
- “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët!”
- Edhe ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut! - i thanë të pranishmit.
- “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët!”
- Edhe ata që i shkurtojnë, o i Dërguari i Allahut!
- “Edhe ata që i shkurtojnë”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Lejthiu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Pejgamberi ﷺ ka thënë): “O Allah, mëshiroji ata që i rruajnë flokët!”, një herë ose dy.
Ubejdullahu ka thënë: “Më ka treguar Nafiu (se Pejgamberi ﷺ ka thënë) në herën e katërt: “Edhe ata që i shkurtojnë!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1727
Fjalë të panjohura?