Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullahu se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ditën e Bajramit të Kurbanit, bënte një tavaf, shtrihej të pushonte pak paradite, pastaj shkonte në Mina. Këtë veprim ia atribuonte Pejgamberit ﷺ. Abdurrezaku e transmeton këtë duke thënë: “Na ka lajmëruar Ubejdullahu (e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky) nga Pejgamberi ﷺ.”
وَقَالَ لَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ طَافَ طَوَافًا وَاحِدًا، ثُمَّ يَقِيلُ ثُمَّ يَأْتِي مِنًى - يَعْنِي يَوْمَ النَّحْرِ ـ. وَرَفَعَهُ عَبْدُ الرَّزَّاقِ أَخْبَرَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ.