Sahihu i Buhariut — Hadithi 1732
129. Nënkapitulli: Vizita e Qabesë në ditët e Bajramit të Kurbanit
Ebu Zubejri transmeton nga Aishja dhe Ibn Abasi, të cilët tregojnë se Pejgamberi ﷺ e ka vonuar tavafin e haxhit deri në mbrëmje. Transmetohet nga Ebu Hasani se Ibn Abasi tregon se Pejgamberi ﷺ e vizitonte Qabenë gjatë ditëve të qëndrimit në Mina.
1732. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ubejdullahu se Nafiu tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ditën e Bajramit të Kurbanit, bënte një tavaf, shtrihej të pushonte pak paradite, pastaj shkonte në Mina. Këtë veprim ia atribuonte Pejgamberit ﷺ.
Abdurrezaku e transmeton këtë duke thënë: “Na ka lajmëruar Ubejdullahu (e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri, e ky) nga Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1732
Fjalë të panjohura?