Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Asim ibn Muhamed ibn Zejdi, e ky nga babai i tij se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ, në Mina, ka thënë: - “E dini cila ditë është sot?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thanë të pranishmit. - “Sot është ditë e shenjtë. E, a e dini cili vend është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. - “Ky është vend i shenjtë. A e dini cili muaj është ky?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. - “Ky është muaj i shenjtë. Andaj, dijeni mirë se: gjaqet, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite, në këtë muaj, në këtë vend.” Hisham Ibn Gazi ka thënë: “Më ka lajmëruar Nafiu se Ibn Omeri ka thënë: “Ditën e Bajramit të Kurbanit, në Haxhin Lamtumirës, Pejgamberi ﷺ u ndal në vendin mes xhemrave dhe tha: “Sot është dita e haxhit të madh.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ zuri të thotë: “O Allah, ji Dëshmitar!” - dhe ua dha lamtumirën të pranishmëve.” Njerëzit thoshin: “Ky është Haxhi Lamtumirës.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ هَارُونَ: أَخْبَرَنَا عَاصِمُ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ زَيْدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ بِمِنًى: "أَتَدْرُونَ أَىُّ يَوْمٍ هَذَا؟" قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. فَقَالَ: "فَإِنَّ هَذَا يَوْمٌ حَرَامٌ، أَفَتَدْرُونَ أَىُّ بَلَدٍ هَذَا؟" قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "بَلَدٌ حَرَامٌ، أَفَتَدْرُونَ أَىُّ شَهْرٍ هَذَا؟" قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "شَهْرٌ حَرَامٌ - قَالَ - فَإِنَّ اللَّهَ حَرَّمَ عَلَيْكُمْ دِمَاءَكُمْ وَأَمْوَالَكُمْ وَأَعْرَاضَكُمْ، كَحُرْمَةِ يَوْمِكُمْ هَذَا، فِي شَهْرِكُمْ هَذَا، فِي بَلَدِكُمْ هَذَا". وَقَالَ هِشَامُ بْنُ الْغَازِ: أَخْبَرَنِي نَافِعٌ عَنِ ابْنِ عُمَرَ: وَقَفَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ النَّحْرِ بَيْنَ الْجَمَرَاتِ فِي الْحَجَّةِ الَّتِي حَجَّ بِهَذَا، وَقَالَ: "هَذَا يَوْمُ الْحَجِّ الأَكْبَرِ ". فَطَفِقَ النَّبِيُّ ﷺ يَقُولُ: "اللَّهُمَّ اشْهَدْ". وَوَدَّعَ النَّاسَ. فَقَالُوا: هَذِهِ حَجَّةُ الْوَدَاعِ.