Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i gjuajti guralecët nga mesi i luginës, andaj i thashë: “O Ebu Abdurrahman, disa njerëz po i gjuajnë nga sipër luginës. - Betohem në Atë, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, se ky është vendi (ku qëndronte) ai që i është zbritur surja Bekare (Pejgamberi ﷺ).” Abdullah ibn Velidi ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij ia ka treguar këtë Ameshi.”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ يَزِيدَ قَالَ: رَمَى عَبْدُ اللَّهِ مِنْ بَطْنِ الْوَادِي، فَقُلْتُ: يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ، إِنَّ نَاسًا يَرْمُونَهَا مِنْ فَوْقِهَا، فَقَالَ: وَالَّذِي لاَ إِلَهَ غَيْرُهُ هَذَا مَقَامُ الَّذِي أُنْزِلَتْ عَلَيْهِ سُورَةُ الْبَقَرَةِ ﷺ. وَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْوَلِيدِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ بِهَذَا.