Sahihu i Buhariut — Hadithi 1747

135. Nënkapitulli: Hedhja e guralecëve në xhemra nga lugina

1747. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Abdurrahman ibn Jezidi tregon: “Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i gjuajti guralecët nga mesi i luginës, andaj i thashë: “O Ebu Abdurrahman, disa njerëz po i gjuajnë nga sipër luginës.

- Betohem në Atë, përveç të Cilit s'ka të adhuruar të denjë, se ky është vendi (ku qëndronte) ai që i është zbritur surja Bekare (Pejgamberi ﷺ).”

Abdullah ibn Velidi ka thënë: “Na ka treguar Sufjani, e këtij ia ka treguar këtë Ameshi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1747

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?