Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Talha ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu se Salimi tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i gjuante shtatë guralecë në Xhemrën e Vogël, duke bërë tekbir pas çdo gjuajtjeje. Pastaj shkonte në një vend të përshtatshëm, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj gjuante në Xhemrën e Mesme dhe kalonte në anën e majtë të saj, gjente një vend të përshtatshëm, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj gjuante në Xhemrën e (Madhe të) Akabesë nga mesi i luginës dhe nuk ndalej, por largohej duke thënë: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar (gjatë gjuajtjes së guralecëve).”
حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا طَلْحَةُ بْنُ يَحْيَى: حَدَّثَنَا يُونُسُ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَالِمٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ كَانَ يَرْمِي الْجَمْرَةَ الدُّنْيَا بِسَبْعِ حَصَيَاتٍ، يُكَبِّرُ عَلَى إِثْرِ كُلِّ حَصَاةٍ، ثُمَّ يَتَقَدَّمُ حَتَّى يُسْهِلَ فَيَقُومَ مُسْتَقْبِلَ الْقِبْلَةِ فَيَقُومُ طَوِيلاً، وَيَدْعُو وَيَرْفَعُ يَدَيْهِ، ثُمَّ يَرْمِي الْوُسْطَى، ثُمَّ يَأْخُذُ ذَاتَ الشِّمَالِ فَيَسْتَهِلُ وَيَقُومُ مُسْتَقْبِلَ الْقِبْلَةِ فَيَقُومُ طَوِيلاً وَيَدْعُو وَيَرْفَعُ يَدَيْهِ، وَيَقُومُ طَوِيلاً، ثُمَّ يَرْمِي جَمْرَةَ ذَاتِ الْعَقَبَةِ مِنْ بَطْنِ الْوَادِي، وَلاَ يَقِفُ عِنْدَهَا ثُمَّ يَنْصَرِفُ فَيَقُولُ: هَكَذَا رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَفْعَلُهُ.