Sahihu i Buhariut — Hadithi 1751
140. Nënkapitulli: Qëndrimi në një vend të rrafshët (për dua) në drejtim të kibles pas gjuajtjes së dy xhemrave të para
1751. Nga: Abdullah ibn Omeri
Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Talha ibn Jahjai, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Zuhriu se Salimi tregon se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i gjuante shtatë guralecë në Xhemrën e Vogël, duke bërë tekbir pas çdo gjuajtjeje. Pastaj shkonte në një vend të përshtatshëm, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj gjuante në Xhemrën e Mesme dhe kalonte në anën e majtë të saj, gjente një vend të përshtatshëm, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Pastaj gjuante në Xhemrën e (Madhe të) Akabesë nga mesi i luginës dhe nuk ndalej, por largohej duke thënë: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar (gjatë gjuajtjes së guralecëve).”