Sahihu i Buhariut — Hadithi 1756

Haxhi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e ky nga Amër ibn Harithi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në Muhasab, e fali drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë, pastaj u shtri për të pushuar. Më vonë, shkoi në Qabe dhe bëri tavaf. Transmetimin e Amër ibn Harithit e ka fuqizuar Lejthiu i cili ka thënë: “Më ka treguar Halidi nga Seidi, e ky nga Katadja, se Enes ibn Maliku e ka transmetuar këtë nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَصْبَغُ بْنُ الْفَرَجِ: أَخْبَرَنَا ابْنُ وَهْبٍ، عَنْ عَمْرِو بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ قَتَادَةَ: أَنَّ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - حَدَّثَهُ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ صَلَّى الظُّهْرَ وَالْعَصْرَ، وَالْمَغْرِبَ وَالْعِشَاءَ، ثُمَّ رَقَدَ رَقْدَةً بِالْمُحَصَّبِ، ثُمَّ رَكِبَ إِلَى الْبَيْتِ فَطَافَ بِهِ. تَابَعَهُ اللَّيْثُ: حَدَّثَنِي خَالِدٌ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ قَتَادَةَ: أَنَّ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ - رضى الله عنه - حَدَّثَهُ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1756