Sahihu i Buhariut — Hadithi 1756

144. Nënkapitulli: Tavafi lamtumirës

1756. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Esbeg ibn Feraxhi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e ky nga Amër ibn Harithi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ, në Muhasab, e fali drekën, ikindinë, akshamin dhe jacinë, pastaj u shtri për të pushuar. Më vonë, shkoi në Qabe dhe bëri tavaf.

Transmetimin e Amër ibn Harithit e ka fuqizuar Lejthiu i cili ka thënë: “Më ka treguar Halidi nga Seidi, e ky nga Katadja, se Enes ibn Maliku e ka transmetuar këtë nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1756

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?