Sahihu i Buhariut — Hadithi 1769

Haxhi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Muhamed ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon se, kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vinte (në Mekë), qëndronte në Dhu Tuva, pastaj, në mëngjes, hynte në Mekë. Ndërkaq, kur largohej, kalonte nëpër Dhu Tuva, ku dhe flinte. Tregonte se kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

وَقَالَ مُحَمَّدُ بْنُ عِيسَى: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ كَانَ إِذَا أَقْبَلَ بَاتَ بِذِي طُوًى، حَتَّى إِذَا أَصْبَحَ دَخَلَ، وَإِذَا نَفَرَ مَرَّ بِذِي طُوًى وَبَاتَ بِهَا حَتَّى يُصْبِحَ، وَكَانَ يَذْكُرُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يَفْعَلُ ذَلِكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1769