Sahihu i Buhariut — Hadithi 1769
149. Nënkapitulli: Ndalja në Dhu Tuva gjatë kthimit nga Meka
1769. Nga: Abdullah ibn Omeri
Muhamed ibn Isai na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Nafiu tregon se, kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vinte (në Mekë), qëndronte në Dhu Tuva, pastaj, në mëngjes, hynte në Mekë. Ndërkaq, kur largohej, kalonte nëpër Dhu Tuva, ku dhe flinte. Tregonte se kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ.