Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Mundhir Ebu Jala Theuriu, e ky nga Muhamed ibn Hanefije se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, nga turpi, nuk mund ta pyesja të Dërguarin e Allahut ﷺ, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyesë Pejgamberin ﷺ për këtë. Ai ﷺ iu përgjigj: “ Mjafton vetëm abdesi .” E transmeton (po ashtu) Shuëbe nga Ameshi.
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ مُنْذِرٍ أَبِي يَعْلَى الثَّوْرِيِّ، عَنْ مُحَمَّدٍ ابْنِ الْحَنَفِيَّةِ قَالَ: قَالَ عَلِيٌّ: كُنْتُ رَجُلاً مَذَّاءً، فَاسْتَحْيَيْتُ أَنْ أَسْأَلَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَأَمَرْتُ الْمِقْدَادَ بْنَ الأَسْوَدِ فَسَأَلَهُ فَقَالَ: "فِيهِ الْوُضُوءُ". وَرَوَاهُ شُعْبَةُ عَنِ الأَعْمَشِ.