Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “U nisëm për të kryer haxhin në muajt e haxhit dhe nëpër vendet e shenjta.” U ndalëm në Serif, ku Pejgamberi ﷺ u tha shokëve të tij: “Ai që nuk e ka kurbanin me vete dhe ka dëshirë ta shndërrojë (ihramin e haxhit) në umre, le ta bëjë. Ndërkaq, ai që e ka kurbanin me vete, të mos e shndërrojë.” Pejgamberi ﷺ dhe disa shokë të tij të fuqishëm kurbanet i patën me vete, andaj nuk e shndërruan në umre. Ndërsa unë po qaja, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe më pyeti: - “Pse po qan?” - Dëgjova atë që ua the shokëve të tu, ndërkohë unë u privova prej umrës, - iu përgjigja. - “Çfarë problemi ke?” - më pyeti ai. - Nuk mund të falem, - i thashë. - “Nuk prish punë asgjë. Ti je një prej bijave të Ademit, të është caktuar ajo që u është caktuar atyre. Qëndro në haxhin tënd, mbase Allahu të mundëson një umre”, - tha ai. Vazhdova derisa u larguam nga Mina dhe u ndalëm në Muhasab. Pejgamberi ﷺ e thirri Abdurrahmanin e i tha: “Dil me motrën tënde prej Haremit dhe le të hyjë në ihram për umre, pastaj bëjeni tavafin. Unë po ju pres këtu.” U kthyem në mesnatë. Pejgamberi ﷺ pyeti: “A e mbaruat?” - Po, - i thashë. Kështu, i thirri shokët e vet për t'u nisur. Të gjithë, edhe ata që kishin bërë tavafin rreth Qabesë, edhe ata që nuk kishin bërë tavafin, u nisën në drejtim të Medinës para namazit të sabahut.
حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا أَفْلَحُ بْنُ حُمَيْدٍ، عَنِ الْقَاسِمِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: خَرَجْنَا مُهِلِّينَ بِالْحَجِّ فِي أَشْهُرِ الْحَجِّ، وَحُرُمِ الْحَجِّ، فَنَزَلْنَا سَرِفَ، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ لأَصْحَابِهِ: "مَنْ لَمْ يَكُنْ مَعَهُ هَدْىٌ، فَأَحَبَّ أَنْ يَجْعَلَهَا عُمْرَةً، فَلْيَفْعَلْ وَمَنْ كَانَ مَعَهُ هَدْىٌ فَلاَ". وَكَانَ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ وَرِجَالٍ مِنْ أَصْحَابِهِ ذَوِي قُوَّةٍ الْهَدْىُ، فَلَمْ تَكُنْ لَهُمْ عُمْرَةً. فَدَخَلَ عَلَىَّ النَّبِيُّ ﷺ وَأَنَا أَبْكِي فَقَالَ: "مَا يُبْكِيكِ؟" قُلْتُ: سَمِعْتُكَ تَقُولُ لأَصْحَابِكَ مَا قُلْتَ فَمُنِعْتُ الْعُمْرَةَ. قَالَ: "وَمَا شَأْنُكِ؟" قُلْتُ: لاَ أُصَلِّي. قَالَ: "فَلاَ يَضُرَّكِ أَنْتِ، مِنْ بَنَاتِ آدَمَ، كُتِبَ عَلَيْكِ مَا كُتِبَ عَلَيْهِنَّ، فَكُونِي فِي حَجَّتِكِ عَسَى اللَّهُ أَنْ يَرْزُقَكِهَا". قَالَتْ: فَكُنْتُ حَتَّى نَفَرْنَا مِنْ مِنًى، فَنَزَلْنَا الْمُحَصَّبَ فَدَعَا عَبْدَ الرَّحْمَنِ، فَقَالَ: "اخْرُجْ بِأُخْتِكَ الْحَرَمَ، فَلْتُهِلَّ بِعُمْرَةٍ، ثُمَّ افْرُغَا مِنْ طَوَافِكُمَا، أَنْتَظِرْكُمَا هَا هُنَا". فَأَتَيْنَا فِي جَوْفِ اللَّيْلِ. فَقَالَ: "فَرَغْتُمَا؟" قُلْتُ: نَعَمْ. فَنَادَى بِالرَّحِيلِ فِي أَصْحَابِهِ، فَارْتَحَلَ النَّاسُ، وَمَنْ طَافَ بِالْبَيْتِ قَبْلَ صَلاَةِ الصُّبْحِ، ثُمَّ خَرَجَ مُوَجِّهًا إِلَى الْمَدِينَةِ.