Sahihu i Buhariut — Hadithi 1791

Umra · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri se Ismail ibn Ebu Halidi tregon se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e bëri umrën, edhe ne bëmë umre bashkë me të. Me të hyrë në Mekë, bëri tavaf, pastaj shkoi në Safa dhe Merva, e ashtu vepruam edhe ne. E mbronim nga banorët e Mekës, mos e qëllonte ndokush.” Ismaili thotë: “Një shok imi e pyeti: “A ka hyrë në Qabe?” - Jo, - iu përgjigj ai.

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ جَرِيرٍ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي أَوْفَى قَالَ: اعْتَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَاعْتَمَرْنَا مَعَهُ فَلَمَّا دَخَلَ مَكَّةَ طَافَ وَطُفْنَا مَعَهُ، وَأَتَى الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ وَأَتَيْنَاهَا مَعَهُ، وَكُنَّا نَسْتُرُهُ مِنْ أَهْلِ مَكَّةَ أَنْ يَرْمِيَهُ أَحَدٌ. فَقَالَ لَهُ صَاحِبٌ لِي: أَكَانَ دَخَلَ الْكَعْبَةَ؟ قَالَ: لاَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1791