Sahihu i Buhariut — Hadithi 1795

Umra · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vajta te Pejgamberi ﷺ në Bat'ha dhe e gjeta ulur, e në atë rast më tha: - “Je nisur për haxh?” - Po, - i thashë. - “Në çfarë lloj ihrami ke hyrë (të haxhit apo umrës) ?” - Kam hyrë me nijet sikurse Pejgamberi ﷺ, - i thashë. - “Të lumtë! Bëj tavaf rreth Qabesë, ec mes Safasë dhe Mervës, pastaj lirohu nga ihrami”, - tha ai. Bëra tafavin rreth Qabesë, eca mes Safasë dhe Mervës, pastaj shkova te një grua e fisit kajs, e cila m'i pastroi flokët (nga morrat) dhe, më pas, hyra në ihramin e haxhit. Sipas kësaj jepja përgjigje deri në hilafetin e Omerit. Omeri ka thënë: “Nëse punojmë sipas Librit të Allahut, Ai na urdhëron që ta plotësojmë haxhin, e, nëse punojmë sipas fjalës së Pejgamberit ﷺ, ai nuk është liruar prej ihramit, derisa kurbani pati arritur në vendin e vet (u ther).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ قَيْسِ بْنِ مُسْلِمٍ، عَنْ طَارِقِ بْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَبِي مُوسَى الأَشْعَرِيِّ - رضى الله عنه - قَالَ: قَدِمْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ بِالْبَطْحَاءِ وَهُوَ مُنِيخٌ فَقَالَ: "أَحَجَجْتَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "بِمَا أَهْلَلْتَ؟" قُلْتُ: لَبَّيْكَ بِإِهْلاَلٍ كَإِهْلاَلِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "أَحْسَنْتَ. طُفْ بِالْبَيْتِ وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ ثُمَّ أَحِلَّ". فَطُفْتُ بِالْبَيْتِ، وَبِالصَّفَا وَالْمَرْوَةِ، ثُمَّ أَتَيْتُ امْرَأَةً مِنْ قَيْسٍ، فَفَلَتْ رَأْسِي، ثُمَّ أَهْلَلْتُ بِالْحَجِّ. فَكُنْتُ أُفْتِي بِهِ، حَتَّى كَانَ فِي خِلاَفَةِ عُمَرَ فَقَالَ: إِنْ أَخَذْنَا بِكِتَابِ اللَّهِ فَإِنَّهُ يَأْمُرُنَا بِالتَّمَامِ، وَإِنْ أَخَذْنَا بِقَوْلِ النَّبِيِّ ﷺ فَإِنَّهُ لَمْ يَحِلَّ حَتَّى يَبْلُغَ الْهَدْىُ مَحِلَّهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1795