Sahihu i Buhariut — Hadithi 1816

Haxhiu që pengohet nga mbarimi i haxhit · Transmetuesi: Kab ibn Uxhrai

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdurrahman ibn Asbehani se Abdullah ibn Makili ka thënë: “U ula te Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe e pyeta rreth shpagimit.” Ai m'u përgjigj: “Ka zbritur posaçërisht për mua, por vlen për të gjithë ju.” Më patën dërguar tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërsa morrat më binin në fytyrë, andaj më tha: “Nuk kam menduar se sëmundja të paska arritur deri në këtë masë, - ose ka thënë: Nuk kam menduar se mundimi të paska arritur deri në këtë masë - . A ke një dele?” - Jo, - i thashë. - “E po, agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë nevojtarë, secilin nga gjysmë saë”, - tha ai.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ الأَصْبِهَانِيِّ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ مَعْقِلٍ قَالَ: جَلَسْتُ إِلَى كَعْبِ بْنِ عُجْرَةَ - رضى الله عنه - فَسَأَلْتُهُ عَنِ الْفِدْيَةِ، فَقَالَ: نَزَلَتْ فِيَّ خَاصَّةً، وَهِيَ لَكُمْ عَامَّةً، حُمِلْتُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَالْقَمْلُ يَتَنَاثَرُ عَلَى وَجْهِي فَقَالَ: "مَا كُنْتُ أُرَى الْوَجَعَ بَلَغَ بِكَ مَا أَرَى أَوْ: مَا كُنْتُ أُرَى الْجَهْدَ بَلَغَ بِكَ مَا أَرَى، تَجِدُ شَاةً؟" فَقُلْتُ: لاَ. فَقَالَ: "فَصُمْ ثَلاَثَةَ أَيَّامٍ، أَوْ أَطْعِمْ سِتَّةَ مَسَاكِينَ، لِكُلِّ مِسْكِينٍ نِصْفَ صَاعٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1816