Sahihu i Buhariut — Hadithi 1821

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Ebu Katade Sulemiu

Shqip

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai se Abdullah ibn Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Vitin e Hudejbijes babai im u nis për në Mekë. Të gjithë shokët e tij hynë në ihram, përveç babait tim. Atëkohë, Pejgamberin ﷺ e lajmëruan se një armik do ta sulmojë në Gajka, por ai vazhdoi rrugën tutje.” Babai im tregon: “Teksa isha me sahabët, që qeshnin me njëri-tjetrin, pashë një zebër. Sakaq, e sulmova, e godita dhe e vrava. U kërkova të më ndihmonin, por nuk më ndihmuan. Pasi hëngrëm mishin e gjahut, filluam të frikësoheshim se mos po mbesnim shumë mbrapa, andaj fillova ta kërkoja Pejgamberin ﷺ. Gjatë rrugës, herë e shpejtoja kalin, herë e ngadalësoja. Në mesnatë takova një pjesëtar të fisit benu gifar dhe i thashë: “Ku e ke lënë Pejgamberin ﷺ?” Ai tha: “E kam lënë në Tahin, ndërsa gjatë ditës do të pushojë në Sukja.” Kështu, (kur arrita atje) i thashë: “O i Dërguari i Allahut, shokët e tu po të përshëndesin me selam dhe mëshirën e Allahut. Ata kanë frikë se mos armiku po i ndan prej teje, andaj priti.” Dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, e kam gjuajtur një zebër dhe më ka mbetur ca mish i saj. Ai u tha të pranishmëve: “Hani!” , edhe pse ishin në ihramë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ فَضَالَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ قَالَ: انْطَلَقَ أَبِي عَامَ الْحُدَيْبِيَةِ فَأَحْرَمَ أَصْحَابُهُ، وَلَمْ يُحْرِمْ، وَحُدِّثَ النَّبِيُّ ﷺ أَنَّ عَدُوًّا يَغْزُوهُ بِغَيْقَةَ، فَانْطَلَقَ النَّبِيُّ ﷺ. فَبَيْنَمَا أَنَا مَعَ أَصْحَابِهِ يَضْحَكُ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ، فَنَظَرْتُ فَإِذَا أَنَا بِحِمَارِ وَحْشٍ، فَحَمَلْتُ عَلَيْهِ، فَطَعَنْتُهُ، فَأَثْبَتُّهُ، وَاسْتَعَنْتُ بِهِمْ، فَأَبَوْا أَنْ يُعِينُونِي، فَأَكَلْنَا مِنْ لَحْمِهِ، وَخَشِينَا أَنْ نُقْتَطَعَ، فَطَلَبْتُ النَّبِيَّ ﷺ أَرْفَعُ فَرَسِي شَأْوًا، وَأَسِيرُ شَأْوًا، فَلَقِيتُ رَجُلاً مِنْ بَنِي غِفَارٍ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ قُلْتُ: أَيْنَ تَرَكْتَ النَّبِيَّ ﷺ؟ قَالَ: تَرَكْتُهُ بِتَعْهِنَ، وَهُوَ قَائِلٌ السُّقْيَا. فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ أَهْلَكَ يَقْرَءُونَ عَلَيْكَ السَّلاَمَ وَرَحْمَةَ اللَّهِ، إِنَّهُمْ قَدْ خَشُوا أَنْ يُقْتَطَعُوا دُونَكَ، فَانْتَظِرْهُمْ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَصَبْتُ حِمَارَ وَحْشٍ، وَعِنْدِي مِنْهُ فَاضِلَةٌ. فَقَالَ لِلْقَوْمِ: "كُلُوا". وَهُمْ مُحْرِمُونَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1821