Seid ibn Rabiu na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mubareku, e ky nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në vitin e Hudejbijes u nisëm me Pejgamberin ﷺ (për në Mekë). Shokët e tij hynë në ihram, kurse unë jo. Na lajmëruan se një armik ishte në Gajka, andaj u nisëm në drejtim të tyre. Shokët e mi panë një zebër dhe filluan të qeshnin me njëri-tjetrin. Kur shikova, e pashë dhe iu vërsula me kalë, e godita dhe e vrava. U kërkova të më ndihmonin, por nuk më ndihmuan. Pasi hëngrëm mish, dola në kërkim të të Dërguarit të Allahut ﷺ, sepse u frikësuam mos po mbesim mbrapa (larg tij). Herë e shpejtoja kalin, herë e ngadalësoja. Në mesnatë, takova një pjesëtar të fisit beni gifar dhe e pyeta: “Ku e ke lënë të Dërguarin e Allahut ﷺ?” Ai tha: “E kam lënë në Tahin, e në mesditë do të pushojë në Sukja.” Kështu, iu vura pas të Dërguarit të Allahut ﷺ, derisa e arrita dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, shokët e tu më dërguan dhe po të përshëndesin me selam, mëshirë e bekim prej Allahut, për të të informuar se po frikësohen mos po i ndan armiku prej teje, kështu që priti.” Ashtu veproi. Dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, kemi gjuajtur një zebër dhe na ka mbetur diçka prej saj?” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u tha sahabëve: “Hani!”, ndërkohë ishin në ihram.”
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ الرَّبِيعِ: حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ الْمُبَارَكِ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ: أَنَّ أَبَاهُ حَدَّثَهُ قَالَ: انْطَلَقْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ عَامَ الْحُدَيْبِيَةِ فَأَحْرَمَ أَصْحَابُهُ، وَلَمْ أُحْرِمْ، فَأُنْبِئْنَا بِعَدُوٍّ بِغَيْقَةَ فَتَوَجَّهْنَا نَحْوَهُمْ، فَبَصُرَ أَصْحَابِي بِحِمَارِ وَحْشٍ، فَجَعَلَ بَعْضُهُمْ يَضْحَكُ إِلَى بَعْضٍ، فَنَظَرْتُ فَرَأَيْتُهُ فَحَمَلْتُ عَلَيْهِ الْفَرَسَ، فَطَعَنْتُهُ، فَأَثْبَتُّهُ، فَاسْتَعَنْتُهُمْ، فَأَبَوْا أَنْ يُعِينُونِي، فَأَكَلْنَا مِنْهُ، ثُمَّ لَحِقْتُ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَخَشِينَا أَنْ نُقْتَطَعَ، أَرْفَعُ فَرَسِي شَأْوًا، وَأَسِيرُ عَلَيْهِ شَأْوًا، فَلَقِيتُ رَجُلاً مِنْ بَنِي غِفَارٍ فِي جَوْفِ اللَّيْلِ فَقُلْتُ: أَيْنَ تَرَكْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ؟ فَقَالَ: تَرَكْتُهُ بِتَعْهِنَ وَهُوَ قَائِلٌ السُّقْيَا. فَلَحِقْتُ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ حَتَّى أَتَيْتُهُ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ أَصْحَابَكَ أَرْسَلُوا يَقْرَءُونَ عَلَيْكَ السَّلاَمَ وَرَحْمَةَ اللَّهِ وَبَرَكَاتِهِ، وَإِنَّهُمْ قَدْ خَشُوا أَنْ يَقْتَطِعَهُمُ الْعُدُوُّ دُونَكَ، فَانْظُرْهُمْ، فَفَعَلَ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا اصَّدْنَا حِمَارَ وَحْشٍ، وَإِنَّ عِنْدَنَا فَاضِلَةً. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لأَصْحَابِهِ: "كُلُوا". وَهُمْ مُحْرِمُونَ.