Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga bashkëshortja e tij Fatimja se gjyshja e saj Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Shkova tek Aishja, bashkëshortja e Pejgamberit ﷺ, kur u bë eklipsi i Diellit, e në atë rast pashë se njerëzit ishin ngritur për t'u falur. Edhe ajo ishte ngritur për t'u falur, andaj e pyeta: “Çfarë kanë njerëzit?” Ajo më bëri me shenjë nga qielli. - Subhanallah! - tha ajo. - Diçka e jashtëzakonshme? - e pyeta. Ajo bëri me kokë, në shenjë pohimi. Fillova të falem, derisa ishte gati të më binte të fikët, andaj i hidhja vetes ujë mbi kokë (për ta larguar plogështinë). I Dërguari i Allahut ﷺ, me të mbaruar namazin, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun Fuqiplotë e pastaj tha: “Çdo gjë që s'kam pasur rastin ta shoh ndonjëherë më parë, më është shfaqur tani në këtë vend, madje edhe Xheneti dhe Zjarri . M'u shpall se ju të gjithë do të sprovoheni në varret tuaja, sikurse, - ose ka thënë: ngjashëm me sprovën e Dexhallit, nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma -. Do t'ju thuhet secilit prej jush: “Çfarë di për këtë njeri (Pejgamberin ﷺ) ?” Besimtari, - ose ka thënë: i binduri, nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Ai është Muhamedi, i Dërguari i Allahut, na ka ardhur me argumente të qarta e udhëzim, e ne i jemi përgjigjur, i kemi besuar dhe e kemi pasuar. I thuhet: “Fli i qetë, e dimë mirë se ke qenë i bindur për këtë.” Ndërkaq, hipokriti, - ose ka thënë: i lëkundshmi, nuk e di se cilën fjalë e ka përmendur Esma, - thotë: “Nuk di, dëgjoja njerëzit teksa thoshin diçka, e unë e përsërisja pas tyre.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنِ امْرَأَتِهِ، فَاطِمَةَ عَنْ جَدَّتِهَا، أَسْمَاءَ بِنْتِ أَبِي بَكْرٍ أَنَّهَا قَالَتْ: أَتَيْتُ عَائِشَةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ حِينَ خَسَفَتِ الشَّمْسُ، فَإِذَا النَّاسُ قِيَامٌ يُصَلُّونَ، وَإِذَا هِيَ قَائِمَةٌ تُصَلِّي فَقُلْتُ: مَا لِلنَّاسِ؟ فَأَشَارَتْ بِيَدِهَا نَحْوَ السَّمَاءِ. وَقَالَتْ: سُبْحَانَ اللَّهِ! فَقُلْتُ: آيَةٌ؟ فَأَشَارَتْ أَىْ نَعَمْ. فَقُمْتُ حَتَّى تَجَلاَّنِي الْغَشْىُ، وَجَعَلْتُ أَصُبُّ فَوْقَ رَأْسِي مَاءً، فَلَمَّا انْصَرَفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "مَا مِنْ شَىْءٍ كُنْتُ لَمْ أَرَهُ إِلاَّ قَدْ رَأَيْتُهُ فِي مَقَامِي هَذَا حَتَّى الْجَنَّةِ وَالنَّارِ، وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَىَّ أَنَّكُمْ تُفْتَنُونَ فِي الْقُبُورِ مِثْلَ أَوْ قَرِيبًا مِنْ فِتْنَةِ الدَّجَّالِ ـ لاَ أَدْرِي أَىَّ ذَلِكَ قَالَتْ أَسْمَاءُ - يُؤْتَى أَحَدُكُمْ فَيُقَالُ لَهُ: مَا عِلْمُكَ بِهَذَا الرَّجُلِ؟ فَأَمَّا الْمُؤْمِنُ - أَوِ الْمُوقِنُ لاَ أَدْرِي أَىَّ ذَلِكَ قَالَتْ أَسْمَاءُ - فَيَقُولُ: هُوَ مُحَمَّدٌ رَسُولُ اللَّهِ، جَاءَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَالْهُدَى، فَأَجَبْنَا وَآمَنَّا وَاتَّبَعْنَا، فَيُقَالُ: نَمْ صَالِحًا، فَقَدْ عَلِمْنَا إِنْ كُنْتَ لَمُؤْمِنًا، وَأَمَّا الْمُنَافِقُ ـ أَوِ الْمُرْتَابُ لاَ أَدْرِي أَىَّ ذَلِكَ قَالَتْ أَسْمَاءُ - فَيَقُولُ لاَ أَدْرِي، سَمِعْتُ النَّاسَ يَقُولُونَ شَيْئًا فَقُلْتُهُ".