Sahihu i Buhariut — Hadithi 1840

Shpagimi për gjahun gjatë ihramit · Transmetuesi: Ebu Ejub Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ibrahim ibn Abdullah ibn Hunejni se Abdullah ibn Hunejni tregon se Abdullah ibn Abasi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ata), duke qenë në Ebva, patën një mospajtim. Abdullah ibn Abasi thoshte: “Muhrimit i lejohet larja e kokës, kurse Misveri thoshte: “Muhrimi nuk e lan kokën.” Ibn Abasi më dërgoi tek Ebu Ejub Ensariu, të cilin e gjeta duke u pastruar mes dy shtyllash, tek fshihej mbrapa një rrobe. I dhashë selam, e ai pyeti: “Kush është?” - Abdullah ibn Hunejni, - i thashë. - Më ka dërguar Abdullah ibn Abasi, të të pyes se si i Dërguari i Allahut ﷺ e pastronte kokën duke qenë në ihram. Ebu Ejubi e vendosi dorën mbi rrobë dhe e uli, aq sa ia pashë kokën, pastaj, atij që i hidhte ujë, i tha: “Hidh!” Ai i hodhi ujë në kokë, të cilën e fërkoi me dy duart, para e mbrapa dhe tha: “Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke vepruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ حُنَيْنٍ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ الْعَبَّاسِ، وَالْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ، اخْتَلَفَا بِالأَبْوَاءِ، فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبَّاسٍ: يَغْسِلُ الْمُحْرِمُ رَأْسَهُ. وَقَالَ الْمِسْوَرُ: لاَ يَغْسِلُ الْمُحْرِمُ رَأْسَهُ. فَأَرْسَلَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْعَبَّاسِ إِلَى أَبِي أَيُّوبَ الأَنْصَارِيِّ، فَوَجَدْتُهُ يَغْتَسِلُ بَيْنَ الْقَرْنَيْنِ، وَهُوَ يُسْتَرُ بِثَوْبٍ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ فَقَالَ: مَنْ هَذَا؟ فَقُلْتُ: أَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ حُنَيْنٍ، أَرْسَلَنِي إِلَيْكَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْعَبَّاسِ، أَسْأَلُكَ كَيْفَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يَغْسِلُ رَأْسَهُ، وَهُوَ مُحْرِمٌ؟ فَوَضَعَ أَبُو أَيُّوبَ يَدَهُ عَلَى الثَّوْبِ، فَطَأْطَأَهُ حَتَّى بَدَا لِي رَأْسُهُ ثُمَّ قَالَ لإِنْسَانٍ يَصُبُّ عَلَيْهِ: اصْبُبْ. فَصَبَّ عَلَى رَأْسِهِ، ثُمَّ حَرَّكَ رَأْسَهُ بِيَدَيْهِ فَأَقْبَلَ بِهِمَا وَأَدْبَرَ وَقَالَ هَكَذَا رَأَيْتُهُ ﷺ يَفْعَلُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1840