Sahihu i Buhariut — Hadithi 190

Abdesi · Transmetuesi: Saib ibn Jezidi

Shqip

Abdurrahman ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Xhadi se Saib ibn Jezidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Tezja ime më dërgoi te Pejgamberi ﷺ, të cilit i tha: “O i Dërguari i Allahut, djali i motrës sime është i sëmurë. Pejgamberi ﷺ ma lëmoi kokën dhe u lut për mua për bekim, pastaj mori abdes dhe unë piva nga uji i mbetur. Dola mbrapa shpinës së tij dhe mes dy shpatullave ia pashë vulën e pejgamberisë në formë të vezës së pëllumbit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الرَّحْمَنِ بْنُ يُونُسَ قَالَ: حَدَّثَنَا حَاتِمُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ، عَنِ الْجَعْدِ قَالَ: سَمِعْتُ السَّائِبَ بْنَ يَزِيدَ يَقُولُ: ذَهَبَتْ بِي خَالَتِي إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّ ابْنَ أُخْتِي وَجِعٌ. فَمَسَحَ رَأْسِي وَدَعَا لِي بِالْبَرَكَةِ، ثُمَّ تَوَضَّأَ فَشَرِبْتُ مِنْ وَضُوئِهِ، ثُمَّ قُمْتُ خَلْفَ ظَهْرِهِ، فَنَظَرْتُ إِلَى خَاتَمِ النُّبُوَّةِ بَيْنَ كَتِفَيْهِ مِثْلِ زِرِّ الْحَجَلَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/190