Sahihu i Buhariut — Hadithi 1916

Agjërimi · Transmetuesi: Adij ibn Hatimi

Shqip

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Husajn ibn Abdurrahmani, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “... derisa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi...” , mora një litar të zi e një të bardhë dhe i lashë nën jastëkun tim. Gjatë natës i shikoja, por nuk i dalloja. Në mëngjes shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregova, e në atë rast më tha: “Fjala është për errësirën e natës dhe dritën e ditës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا حَجَّاجُ بْنُ مِنْهَالٍ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ قَالَ: أَخْبَرَنِي حُصَيْنُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ عَدِيِّ بْنِ حَاتِمٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا نَزَلَتْ: ﴿... حَتَّى يَتَبَيَّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأَبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأَسْوَدِ...﴾ عَمَدْتُ إِلَى عِقَالٍ أَسْوَدَ وَإِلَى عِقَالٍ أَبْيَضَ، فَجَعَلْتُهُمَا تَحْتَ وِسَادَتِي، فَجَعَلْتُ أَنْظُرُ فِي اللَّيْلِ، فَلاَ يَسْتَبِينُ لِي، فَغَدَوْتُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَذَكَرْتُ لَهُ ذَلِكَ فَقَالَ: "إِنَّمَا ذَلِكَ سَوَادُ اللَّيْلِ وَبَيَاضُ النَّهَارِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1916