Ebu Asimi transmeton nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ditën e Ashures dërgoi një njeri për t'i lajmëruar njerëzit: “Ai që ka ngrënë, le të agjërojë (pjesën e mbetur të ditës) , (ai që ka filluar të agjërojë) le ta plotësojë agjërimin, e ai që nuk ka ngrënë, të mos hajë.”
حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي [عُبَيْدٍ]، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ بَعَثَ رَجُلاً يُنَادِي فِي النَّاسِ، يَوْمَ عَاشُورَاءَ: "أَنْ مَنْ أَكَلَ فَلْيُتِمَّ أَوْ فَلْيَصُمْ، وَمَنْ لَمْ يَأْكُلْ فَلاَ يَأْكُلْ".