Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “Ky i fundit (aludonte në vetveten) ka bërë marrëdhënie intime me gruan e vet në Ramazan.” Pejgamberi ﷺ i tha: - “A ke me çfarë të lirosh një rob?” - Jo, - tha ai. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A ke mundësi të ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo. Ndërkohë Pejgamberit ﷺ i sollën një shportë me hurma dhe i tha (personit në fjalë): “Ushqe dikë me këtë, si shpagim për ty.” - Dikë që është më nevojtar se ne?! Mes dy pllajave (të Medinës) nuk ka shtëpi më nevojtare se ne, - tha burri në fjalë. - “Atëherë ushqeje me të familjen tënde”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ حُمَيْدِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه -: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: إِنَّ الأَخِرَ وَقَعَ عَلَى امْرَأَتِهِ فِي رَمَضَانَ. فَقَالَ: "أَتَجِدُ مَا تُحَرِّرُ رَقَبَةً؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "فَتَسْتَطِيعُ أَنْ تَصُومَ شَهْرَيْنِ مُتَتَابِعَيْنِ؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: "أَفَتَجِدُ مَا تُطْعِمُ بِهِ سِتِّينَ مِسْكِينًا؟" قَالَ: لاَ. قَالَ: فَأُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِعَرَقٍ فِيهِ تَمْرٌ - وَهُوَ الزَّبِيلُ - قَالَ: "أَطْعِمْ هَذَا عَنْكَ". قَالَ: عَلَى أَحْوَجَ مِنَّا: مَا بَيْنَ لاَبَتَيْهَا أَهْلُ بَيْتٍ أَحْوَجُ مِنَّا. قَالَ: "فَأَطْعِمْهُ أَهْلَكَ".