Sahihu i Buhariut — Hadithi 1952

Agjërimi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Musa ibn Ajani, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Amër ibn Harithi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Xhaferi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Për atë që vdes duke i mbetur agjërimi , agjëron i afërmi i tij.” Transmetimin e Ajanit e fuqizon Ibn Vehbiu nga Amri. Po ashtu, e transmeton edhe Jahja ibn Ejubi nga Ebu Xhaferi.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُوسَى بْنِ أَعْيَنَ: حَدَّثَنَا أَبِي، عَنْ عَمْرِو بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي جَعْفَرٍ: أَنَّ مُحَمَّدَ بْنَ جَعْفَرٍ، حَدَّثَهُ عَنْ عُرْوَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها -: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ:‏ ‏"‏مَنْ مَاتَ وَعَلَيْهِ صِيَامٌ صَامَ عَنْهُ وَلِيُّهُ‏"‏‏‏.‏‏ تَابَعَهُ ابْنُ وَهْبٍ عَنْ عَمْرٍو‏.‏ وَرَوَاهُ يَحْيَى بْنُ أَيُّوبَ عَنِ ابْنِ أَبِي جَعْفَرٍ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1952