Sahihu i Buhariut — Hadithi 1952

42. Nënkapitulli: Ai që vdes duke i mbetur agjërimi (pa kompensuar)

Haseni ka thënë: "Është e lejuar që për të të agjërojnë tridhjetë persona në të njëjtën ditë."

1952. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Muhamed ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Musa ibn Ajani, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Amër ibn Harithi, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Xhaferi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Për atë që vdes duke i mbetur agjërimi, agjëron i afërmi i tij.”

Transmetimin e Ajanit e fuqizon Ibn Vehbiu nga Amri. Po ashtu, e transmeton edhe Jahja ibn Ejubi nga Ebu Xhaferi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1952

Fjalë të panjohura?