Sahihu i Buhariut — Hadithi 1953

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Muavi ibn Amri, e këtij i ka treguar Zaide, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslim Batini, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një njeri erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, nëna ime ka vdekur, ndërkohë i ka mbetur muaji pa agjëruar, a ta kompensoj për të (duke agjëruar)?” - “Po, se borxhi ndaj Allahut është më meritor që të kompensohet”, - tha ai. Sulejmani ka thënë: “Hakemi dhe Seleme kanë thënë: “Teksa Muslimi po e tregonte këtë hadith, të gjithë ne ishim të ulur, - ka thënë: - “E kam dëgjuar Muxhahidin duke e përmendur këtë prej Ibn Abasit. Po ashtu, është përmendur se Ibn Halidi ka thënë: “Na ka treguar Ameshi, e ky nga Hakemi, Muslim Batini dhe Seleme ibn Kuhejli, e këta nga Seid ibn Xhubejri, Atai dhe Muxhahidi nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Motra ime ka vdekur.” Po ashtu, Jahjai dhe Ebu Muavije kanë thënë: “Na ka treguar Ameshi, e ky nga Muslimi, e ky nga Seidi, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur.” Ubejdullahu transmeton nga Zejd ibn Ebu Unejse, e ky nga Hakemi, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur, ndërkohë i ka mbetur agjërim i zotuar.” Ebu Harizi ka thënë: “Na ka treguar Ikrime nga Ibn Abasi se ka thënë: “Një grua i tha Pejgamberit ﷺ: “Nëna ime ka vdekur, ndërkohë i kanë mbetur pesëmbëdhjetë ditë (pa agjëruar).”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: حَدَّثَنَا مُعَاوِيَةُ بْنُ عَمْرٍو: حَدَّثَنَا زَائِدَةُ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ مُسْلِمٍ الْبَطِينِ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: جَاءَ رَجُلٌ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ أُمِّي مَاتَتْ، وَعَلَيْهَا صَوْمُ شَهْرٍ، أَفَأَقْضِيهِ عَنْهَا؟ قَالَ: "نَعَمْ - قَالَ - فَدَيْنُ اللَّهِ أَحَقُّ أَنْ يُقْضَى". قَالَ سُلَيْمَانُ: فَقَالَ الْحَكَمُ وَسَلَمَةُ: وَنَحْنُ جَمِيعًا جُلُوسٌ حِينَ حَدَّثَ مُسْلِمٌ بِهَذَا الْحَدِيثِ - قَالاَ: - سَمِعْنَا مُجَاهِدًا يَذْكُرُ هَذَا عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ. وَيُذْكَرُ عَنْ أَبِي خَالِدٍ: حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ، عَنِ الْحَكَمِ، وَمُسْلِمٍ الْبَطِينِ، وَسَلَمَةَ بْنِ كُهَيْلٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، وَعَطَاءٍ، وَمُجَاهِدٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: قَالَتِ امْرَأَةٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّ أُخْتِي مَاتَتْ. وَقَالَ يَحْيَى وَأَبُو مُعَاوِيَةَ حَدَّثَنَا الأَعْمَشُ عَنْ مُسْلِمٍ عَنْ سَعِيدٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: قَالَتِ امْرَأَةٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّ أُمِّي مَاتَتْ. وَقَالَ عُبَيْدُ اللَّهِ عَنْ زَيْدِ بْنِ أَبِي أُنَيْسَةَ عَنِ الْحَكَمِ عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: قَالَتِ امْرَأَةٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: إِنَّ أُمِّي مَاتَتْ وَعَلَيْهَا صَوْمُ نَذْرٍ. وَقَالَ أَبُو حَرِيزٍ: حَدَّثَنَا عِكْرِمَةُ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ: قَالَتِ امْرَأَةٌ لِلنَّبِيِّ ﷺ: مَاتَتْ أُمِّي وَعَلَيْهَا صَوْمُ خَمْسَةَ عَشَرَ يَوْمًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1953