Sahihu i Buhariut — Hadithi 1956

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ ishim në udhëtim teksa ishte agjërueshëm.” Kur dielli perëndoi, Pejgamberi ﷺ iu drejtua dikujt: “Zbrit dhe na përgatit pak qull (për iftar) .” - O i Dërguari i Allahut, sikur të ngrysej! - ia ktheu ai. - “Zbrit dhe na përgatit qull!” - i tha Pejgamberi ﷺ. - Dita ende s'ka mbaruar, o i Dërguari i Allahut! - “Zbrit dhe na përgatit qull!” Atëherë ai zbriti dhe u përgatiti qull. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Kur ta shihni natën se vjen prej andej, ka ardhur koha që agjëruesi të bëjë iftar” , - dhe bëri shenjë me gisht në drejtim të lindjes.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا الشَّيْبَانِيُّ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنه - قَالَ: سِرْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ صَائِمٌ، فَلَمَّا غَرَبَتِ الشَّمْسُ قَالَ: "انْزِلْ، فَاجْدَحْ لَنَا". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَوْ أَمْسَيْتَ. قَالَ: "انْزِلْ، فَاجْدَحْ لَنَا". قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ عَلَيْكَ نَهَارًا. قَالَ: "انْزِلْ، فَاجْدَحْ لَنَا". فَنَزَلَ، فَجَدَحَ، ثُمَّ قَالَ: "إِذَا رَأَيْتُمُ اللَّيْلَ أَقْبَلَ مِنْ هَا هُنَا فَقَدْ أَفْطَرَ الصَّائِمُ". وَأَشَارَ بِإِصْبَعِهِ قِبَلَ الْمَشْرِقِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1956