Sahihu i Buhariut — Hadithi 1956

44. Nënkapitulli: Bën iftar me çfarëdo që ka mundësi, qoftë ujë, qoftë diçka tjetër

1956. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Abdullah ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ ishim në udhëtim teksa ishte agjërueshëm.” Kur dielli perëndoi, Pejgamberi ﷺ iu drejtua dikujt: “Zbrit dhe na përgatit pak qull (për iftar).”

- O i Dërguari i Allahut, sikur të ngrysej! - ia ktheu ai.

- “Zbrit dhe na përgatit qull!” - i tha Pejgamberi ﷺ.

- Dita ende s'ka mbaruar, o i Dërguari i Allahut!

- “Zbrit dhe na përgatit qull!”

Atëherë ai zbriti dhe u përgatiti qull. Pastaj Pejgamberi ﷺ tha: “Kur ta shihni natën se vjen prej andej, ka ardhur koha që agjëruesi të bëjë iftar”, - dhe bëri shenjë me gisht në drejtim të lindjes.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1956

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?