Sahihu i Buhariut — Hadithi 1958

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekri, e ky nga Sulejmani se Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ isha në një udhëtim, i cili agjëroi derisa u ngrys, e në atë rast i tha njërit: “Zbrit dhe më përgatit pak qull (për iftar) .” - Sikur të prisje derisa të ngryset, - ia ktheu ai. - “Zbrit dhe më përgatit diçka! Kur ta shohësh natën se vjen prej andej, ka ardhur koha që agjëruesi të bëjë iftar”, - i tha Pejgamberi ﷺ.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا أَبُو بَكْرٍ، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنِ ابْنِ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنه - قَالَ: كُنْتُ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فِي سَفَرٍ، فَصَامَ حَتَّى أَمْسَى، قَالَ لِرَجُلٍ: "انْزِلْ، فَاجْدَحْ لِي". قَالَ: لَوِ انْتَظَرْتَ حَتَّى تُمْسِيَ. قَالَ "انْزِلْ، فَاجْدَحْ لِي، إِذَا رَأَيْتَ اللَّيْلَ قَدْ أَقْبَلَ مِنْ هَا هُنَا فَقَدْ أَفْطَرَ الصَّائِمُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1958