Sahihu i Buhariut — Hadithi 1958
45. Nënkapitulli: Shpejtimi i iftarit
1958. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai
Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Bekri, e ky nga Sulejmani se Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ isha në një udhëtim, i cili agjëroi derisa u ngrys, e në atë rast i tha njërit: “Zbrit dhe më përgatit pak qull (për iftar).”
- Sikur të prisje derisa të ngryset, - ia ktheu ai.
- “Zbrit dhe më përgatit diçka! Kur ta shohësh natën se vjen prej andej, ka ardhur koha që agjëruesi të bëjë iftar”, - i tha Pejgamberi ﷺ.