Sahihu i Buhariut — Hadithi 1964

Agjërimi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Othman ibn Ebu Shejbe dhe Muhamedi na kanë thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar lidhjen e ditëve të agjërimit, si mëshirë për sahabët.” Ata i thanë: “Por ti po e lidh (agjërimin).” Ai iu përgjigj: “Unë nuk jam sikurse ju, sepse Zoti im më ushqen me ushqim e pije.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Othmani nuk e ka përmendur shprehjen: “Si mëshirë për ta (sahabët).”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ، وَمُحَمَّدٌ، قَالاَ: أَخْبَرَنَا عَبْدَةُ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: نَهَى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنِ الْوِصَالِ، رَحْمَةً لَهُمْ فَقَالُوا: إِنَّكَ تُوَاصِلُ. قَالَ: "إِنِّي لَسْتُ كَهَيْئَتِكُمْ، إِنِّي يُطْعِمُنِي رَبِّي وَيَسْقِينِ". قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ لَمْ يَذْكُرْ عُثْمَانُ: رَحْمَةً لَهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1964