Sahihu i Buhariut — Hadithi 1964
48. Nënkapitulli: Lidhja e ditëve të agjërimit (ditë e natë, pa iftar dhe pa syfyr)
Ata që thonë: "Nuk ka agjërim gjatë natës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “... e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…” (Bekare, 187) Pejgamberi ﷺ ka ndaluar lidhjen e agjërimit, duke i mëshiruar sahabët, me arsyetimin që të mos dëmtohen dhe se teprimi është i urryer.
1964. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Othman ibn Ebu Shejbe dhe Muhamedi na kanë thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka ndaluar lidhjen e ditëve të agjërimit, si mëshirë për sahabët.” Ata i thanë: “Por ti po e lidh (agjërimin).” Ai iu përgjigj: “Unë nuk jam sikurse ju, sepse Zoti im më ushqen me ushqim e pije.”
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Othmani nuk e ka përmendur shprehjen: “Si mëshirë për ta (sahabët).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1964
Fjalë të panjohura?