Sahihu i Buhariut — Hadithi 1970

Agjërimi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në asnjë muaj Pejgamberi ﷺ nuk agjëronte më shumë sesa në shaban.” Shabanin e agjëronte të tërin dhe thoshte: “Bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer) , derisa ju të mërziteni (nga veprat) . ” Namazi më i dashur te Pejgamberi ﷺ ishte ai që bëhej në vazhdimësi, edhe nëse ishte i paktë. Ai, nëse falte ndonjë namaz (vullnetar), e falte në vazhdimësi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ فَضَالَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - حَدَّثَتْهُ قَالَتْ: لَمْ يَكُنِ النَّبِيُّ ﷺ يَصُومُ شَهْرًا أَكْثَرَ مِنْ شَعْبَانَ، [فَإِنَّهُ كَانَ يَصُومُ شَعْبَانَ كُلَّهُ]، وَكَانَ يَقُولُ: "خُذُوا مِنَ الْعَمَلِ مَا تُطِيقُونَ، فَإِنَّ اللَّهَ لاَ يَمَلُّ حَتَّى تَمَلُّوا". وَأَحَبُّ الصَّلاَةِ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ مَا دُووِمَ عَلَيْهِ، وَإِنْ قَلَّتْ وَكَانَ إِذَا صَلَّى صَلاَةً دَاوَمَ عَلَيْهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1970