Sahihu i Buhariut — Hadithi 1970
52. Nënkapitulli: Agjërimi në muajin shaban
1970. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muadh ibn Fedale na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në asnjë muaj Pejgamberi ﷺ nuk agjëronte më shumë sesa në shaban.” Shabanin e agjëronte të tërin dhe thoshte: “Bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer), derisa ju të mërziteni (nga veprat).” Namazi më i dashur te Pejgamberi ﷺ ishte ai që bëhej në vazhdimësi, edhe nëse ishte i paktë. Ai, nëse falte ndonjë namaz (vullnetar), e falte në vazhdimësi.”