Sahihu i Buhariut — Hadithi 1977

Agjërimi · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Asimi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Atain, e këtij i ka treguar poeti, Ebu Abasi, se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u informua se unë agjëroja për çdo ditë dhe falesha natën. Kështu, dërgoi dikë, - ose ka thënë: e takova, - dhe më tha: “A mos jam informuar se ti agjëron në vazhdimësi dhe se falesh (tërë natën) ? Agjëro e ha dhe falu e fli, sepse syri yt ka hisen e tij, si dhe vetja e familja jote kanë hisen e saj.” - Unë jam më i fuqishëm se kaq, - i thashë. - “Praktikoje agjërimin e Davudit ﷺ”, - më tha ai. - Si ka qenë? - “Një ditë agjëronte, një ditë hante dhe nuk ikte kur ballafaqohej me armikun.” - Kush më siguron se mund t'i arrij këto (virtyte), o i Dërguari i Allahut? - i thashë. Atai shton: “Nuk di pse e ka përmendur agjërimin gjatë gjithë kohës (për çdo ditë), ndërkohë Pejgamberi ﷺ ka thënë dy herë: “Nuk ka agjëruar ai që agjëron gjatë gjithë kohës.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: أَخْبَرَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ، سَمِعْتُ عَطَاءً، أَنَّ أَبَا الْعَبَّاسِ الشَّاعِرَ: أَخْبَرَهُ: أَنَّهُ، سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عَمْرٍو - رضى الله عنهما - يَقُولُ: بَلَغَ النَّبِيَّ ﷺ أَنِّي أَسْرُدُ الصَّوْمَ وَأُصَلِّي اللَّيْلَ، فَإِمَّا أَرْسَلَ إِلَىَّ، وَإِمَّا لَقِيتُهُ، فَقَالَ: "أَلَمْ أُخْبَرْ أَنَّكَ تَصُومُ وَلاَ تُفْطِرُ، وَتُصَلِّي؟ فَصُمْ وَأَفْطِرْ، وَقُمْ وَنَمْ، فَإِنَّ لِعَيْنِكَ عَلَيْكَ حَظًّا، وَإِنَّ لِنَفْسِكَ وَأَهْلِكَ عَلَيْكَ حَظًّا". قَالَ: إِنِّي لأَقْوَى لِذَلِكَ. قَالَ: "فَصُمْ صِيَامَ دَاوُدَ - عَلَيْهِ السَّلاَمُ ـ ". قَالَ: وَكَيْفَ؟ قَالَ: "كَانَ يَصُومُ يَوْمًا وَيُفْطِرُ يَوْمًا، وَلاَ يَفِرُّ إِذَا لاَقَى". قَالَ: مَنْ لِي بِهَذِهِ يَا نَبِيَّ اللَّهِ؟ قَالَ عَطَاءٌ: لاَ أَدْرِي كَيْفَ ذَكَرَ صِيَامَ الأَبَدِ؟، قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "لاَ صَامَ مَنْ صَامَ الأَبَدَ". مَرَّتَيْنِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1977