Sahihu i Buhariut — Hadithi 1977
57. Nënkapitulli: Haku i familjes (gruas) në lidhje me agjërimin
Këtë e transmeton Ebu Xhuhajfe nga Pejgamberi ﷺ.
1977. Nga: Abdullah ibn Amër ibn Asi
Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Asimi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e ky e ka dëgjuar Atain, e këtij i ka treguar poeti, Ebu Abasi, se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u informua se unë agjëroja për çdo ditë dhe falesha natën. Kështu, dërgoi dikë, - ose ka thënë: e takova, - dhe më tha: “A mos jam informuar se ti agjëron në vazhdimësi dhe se falesh (tërë natën)? Agjëro e ha dhe falu e fli, sepse syri yt ka hisen e tij, si dhe vetja e familja jote kanë hisen e saj.”
- Unë jam më i fuqishëm se kaq, - i thashë.
- “Praktikoje agjërimin e Davudit ﷺ”, - më tha ai.
- Si ka qenë?
- “Një ditë agjëronte, një ditë hante dhe nuk ikte kur ballafaqohej me armikun.”
- Kush më siguron se mund t'i arrij këto (virtyte), o i Dërguari i Allahut? - i thashë.
Atai shton: “Nuk di pse e ka përmendur agjërimin gjatë gjithë kohës (për çdo ditë), ndërkohë Pejgamberi ﷺ ka thënë dy herë: “Nuk ka agjëruar ai që agjëron gjatë gjithë kohës.”