Sahihu i Buhariut — Hadithi 1986

Agjërimi · Transmetuesi: Xhuvejrie bint Harithi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe. [t]: Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Ejubi se Xhuvejrije bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e premte Pejgamberi ﷺ shkoi tek ajo, ndërsa kjo e fundit ishte agjërueshëm, dhe i tha: - “A ke agjëruar dje?” - Jo, - i tha ajo. - “A do të agjërosh nesër?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo. - “Atëherë prishe.” Hamad ibn Xhadi tregon se e ka dëgjuar Kataden duke thënë: “Më ka treguar Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Xhuvejrije se (Pejgamberi ﷺ) e urdhëroi që ta prishë agjërimin, e ajo e prishi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ شُعْبَةَ؛ [ح:] وَحَدَّثَنِي مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَبِي أَيُّوبَ، عَنْ جُوَيْرِيَةَ بِنْتِ الْحَارِثِ - رضى الله عنها -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ دَخَلَ عَلَيْهَا يَوْمَ الْجُمُعَةِ وَهِيَ صَائِمَةٌ فَقَالَ: "أَصُمْتِ أَمْسِ؟" قَالَتْ: لاَ. قَالَ: "تُرِيدِينَ أَنْ تَصُومِي غَدًا؟" قَالَتْ: لاَ. قَالَ: "فَأَفْطِرِي". وَقَالَ حَمَّادُ بْنُ الْجَعْدِ سَمِعَ قَتَادَةَ حَدَّثَنِي أَبُو أَيُّوبَ أَنَّ جُوَيْرِيَةَ حَدَّثَتْهُ فَأَمَرَهَا فَأَفْطَرَتْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/1986