Sahihu i Buhariut — Hadithi 1986

63. Nënkapitulli: Agjërimi ditën e premte

Nëse është gdhirë agjërueshëm në ditën e premte, duhet ta prishë agjërimin.

1986. Nga: Xhuvejrie bint Harithi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe. [t]: Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Ejubi se Xhuvejrije bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e premte Pejgamberi ﷺ shkoi tek ajo, ndërsa kjo e fundit ishte agjërueshëm, dhe i tha:

- “A ke agjëruar dje?”

- Jo, - i tha ajo.

- “A do të agjërosh nesër?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ.

- Jo.

- “Atëherë prishe.”

Hamad ibn Xhadi tregon se e ka dëgjuar Kataden duke thënë: “Më ka treguar Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Xhuvejrije se (Pejgamberi ﷺ) e urdhëroi që ta prishë agjërimin, e ajo e prishi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1986

Fjalë të panjohura?