Sahihu i Buhariut — Hadithi 2062

Shitblerja · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Selami na ka thënë: “Na ka rrëfyer Mahled ibn Jezidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Atai se Ubejd ibn Umejri tregon se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i kërkoi leje Omerit për të hyrë, por ai nuk e lejoi, - dukej se ishte i zënë, - kështu që Ebu Musai u kthye. Pasi Omeri u lirua, tha: - A mos e dëgjova zërin e Abdullah ibn Kajsit? Jepni leje të hyjë. - Ka shkuar, - i thanë. Kështu, Omeri e thirri e Ebu Musain dhe i tha: - Kështu jemi urdhëruar (të veprojmë). - Më sill një argument për këtë, - i tha Omeri. Ebu Musai shkoi te një ndejë të ensarëve dhe i pyeti. - Rreth kësaj çështjeje për ty le të dëshmojë më i vogli prej nesh, Ebu Seid Hudriu, - thanë ata (duke u habitur se si Omeri nuk e dinte këtë gjë kaq të njohur në mesin e njerëzve). Ebu Musai shkoi me Ebu Seid Hudriun (tek Omeri dhe, pasi i treguan), Omeri tha: “Vallë, më paska ikur kjo gjë prej praktikës së të Dërguarit të Allahut ﷺ? Më ka hutuar tregtia nëpër tregje.” Aludonte në daljen për të bërë tregti.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سَلاَمٍ: أَخْبَرَنَا مَخْلَدُ بْنُ يَزِيدَ: أَخْبَرَنَا ابْنُ جُرَيْجٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَطَاءٌ، عَنْ عُبَيْدِ بْنِ عُمَيْرٍ: أَنَّ أَبَا مُوسَى الأَشْعَرِيَّ، اسْتَأْذَنَ عَلَى عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - فَلَمْ يُؤْذَنْ لَهُ، - وَكَأَنَّهُ كَانَ مَشْغُولاً - فَرَجَعَ أَبُو مُوسَى، فَفَرَغَ عُمَرُ فَقَالَ: أَلَمْ أَسْمَعْ صَوْتَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ قَيْسٍ؟ ائْذَنُوا لَهُ قِيلَ: قَدْ رَجَعَ. فَدَعَاهُ. فَقَالَ: كُنَّا نُؤْمَرُ بِذَلِكَ. فَقَالَ: تَأْتِينِي عَلَى ذَلِكَ بِالْبَيِّنَةِ. فَانْطَلَقَ إِلَى مَجْلِسِ الأَنْصَارِ، فَسَأَلَهُمْ. فَقَالُوا: لاَ يَشْهَدُ لَكَ عَلَى هَذَا إِلاَّ أَصْغَرُنَا أَبُو سَعِيدٍ الْخُدْرِيُّ. فَذَهَبَ بِأَبِي سَعِيدٍ الْخُدْرِيِّ. فَقَالَ عُمَرُ: أَخَفِيَ عَلَىَّ مِنْ أَمْرِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ ؟أَلْهَانِي الصَّفْقُ بِالأَسْوَاقِ. يَعْنِي الْخُرُوجَ إِلَى تِجَارَةٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2062