Sahihu i Buhariut — Hadithi 2094

Shitblerja · Transmetuesi: Sehël ibn Sad Saidiu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Abdulazizi se Ebu Hazimi tregon se disa njerëz vajtën dhe e pyetën Sehël ibn Sadin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth minberit (të Pejgamberit ﷺ). Ai tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi dikë te filania, - një grua së cilës Sehli ia përmendi emrin, - dhe i tha: “Urdhëroje shërbëtorin tënd zdrukthëtar të m'i punojë ca shkallë (të minberit) , që të hipi e të ulem mbi to kur u ligjëroj njerëzve.” Kështu, ajo e urdhëroi shërbëtorin që t'ia punonte prej drurëve të Gabës. Pasi ia dërgoi, i Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të vendoseshin dhe u ul mbi to.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ قَالَ: أَتَى رِجَالٌ سَهْلَ بْنِ سَعْدٍ يَسْأَلُونَهُ عَنِ الْمِنْبَرِ، فَقَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى فُلاَنَةَ - امْرَأَةٍ قَدْ سَمَّاهَا سَهْلٌ - أَنْ: "مُرِي غُلاَمَكِ النَّجَّارَ، يَعْمَلُ لِي أَعْوَادًا أَجْلِسُ عَلَيْهِنَّ إِذَا كَلَّمْتُ النَّاسَ". فَأَمَرَتْهُ يَعْمَلُهَا مِنْ طَرْفَاءِ الْغَابَةِ ثُمَّ جَاءَ بِهَا، فَأَرْسَلَتْ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِهَا، فَأَمَرَ بِهَا فَوُضِعَتْ، فَجَلَسَ عَلَيْهِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2094