Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se kishte blerë një jastëk me vizatime. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e pa, u ndal te dera dhe nuk hyri. Ia vërejta pakënaqësinë në fytyrë, andaj i thashë: - O i Dërguari i Allahut, pendohem tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij ﷺ, çfarë mëkati kam bërë? - “Ç'është puna e këtij jastëku?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ. - E kam blerë për ty, që të ulesh dhe të shtrihesh në të. - “Ditën e Kiametit piktorët e këtyre pikturave (të frymorëve) do të dënohen dhe do t'u thuhet: “Jepuni jetë gjërave që i keni vizatuar.” Dhe tha: “Melekët nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka piktura.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ الْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنْ عَائِشَةَ، أُمِّ الْمُؤْمِنِينَ - رضى الله عنها -: أَنَّهَا أَخْبَرَتْهُ أَنَّهَا اشْتَرَتْ نُمْرُقَةً فِيهَا تَصَاوِيرُ، فَلَمَّا رَآهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَامَ عَلَى الْبَابِ، فَلَمْ يَدْخُلْهُ، فَعَرَفْتُ فِي وَجْهِهِ الْكَرَاهِيَةَ. فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَتُوبُ إِلَى اللَّهِ وَإِلَى رَسُولِهِ ﷺ مَاذَا أَذْنَبْتُ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا بَالُ هَذِهِ النُّمْرُقَةِ؟" قُلْتُ: اشْتَرَيْتُهَا لَكَ لِتَقْعُدَ عَلَيْهَا وَتَوَسَّدَهَا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّ أَصْحَابَ هَذِهِ الصُّوَرِ يَوْمَ الْقِيَامَةِ يُعَذَّبُونَ، فَيُقَالُ لَهُمْ: أَحْيُوا مَا خَلَقْتُمْ". وَقَالَ: "إِنَّ الْبَيْتَ الَّذِي فِيهِ الصُّوَرُ لاَ تَدْخُلُهُ الْمَلاَئِكَةُ".