Sahihu i Buhariut — Hadithi 2109

Shitblerja · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen, përveç nëse njëra i thotë tjetrës: “Je i lirë të zgjedhësh (nëse do ta vazhdosh kontratën ose ta kthesh produktin) .” Ose ka thënë: “Përveç nëse kontrata lihet e hapur, në zgjedhje të palëve .”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "الْبَيِّعَانِ بِالْخِيَارِ مَا لَمْ يَتَفَرَّقَا، أَوْ يَقُولُ أَحَدُهُمَا لِصَاحِبِهِ اخْتَرْ". وَرُبَّمَا قَالَ: "أَوْ يَكُونُ بَيْعَ خِيَارٍ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2109