Sahihu i Buhariut — Hadithi 2109

43. Nënkapitulli: A lejohet tregtia në rast se nuk përcaktohet afati i së drejtës për ndryshimin e kontratës shitblerëse?

2109. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen, përveç nëse njëra i thotë tjetrës: “Je i lirë të zgjedhësh (nëse do ta vazhdosh kontratën ose ta kthesh produktin).” Ose ka thënë: “Përveç nëse kontrata lihet e hapur, në zgjedhje të palëve.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2109

Hadithe të ngjashme: Shiko (6)

Fjalë të panjohura?