Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Hibani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Ebu Halili, e ky nga Abdullah ibn Harithi se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen.” Hemami ka thënë: “Në librin tim kam gjetur të shkruar: “I jep të drejtë zgjedhjeje tri herë. Nëse janë të sinqertë dhe i sqarojnë gjërat mes vete, u begatohet tregtia e tyre, por, nëse gënjejnë dhe i fshehin gjërat, mbase fitojnë diçka, por zhduket begatia në tregtinë e tyre.” Buhariu ka thënë: “Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu, se ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Harithin duke treguar këtë hadith nga Hakim ibn Hizami, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا حَبَّانُ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ، عَنْ أَبِي الْخَلِيلِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الْحَارِثِ، عَنْ حَكِيمِ بْنِ حِزَامٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَالَ: "الْبَيِّعَانِ بِالْخِيَارِ حَتَّى يَتَفَرَّقَا". قَالَ هَمَّامٌ: وَجَدْتُ فِي كِتَابِي: "يَخْتَارُ - ثَلاَثَ مِرَارٍ - فَإِنْ صَدَقَا وَبَيَّنَا بُورِكَ لَهُمَا فِي بَيْعِهِمَا، وَإِنْ كَذَبَا وَكَتَمَا فَعَسَى أَنْ يَرْبَحَا رِبْحًا، وَيُمْحَقَا بَرَكَةَ بَيْعِهِمَا". قَالَ: وَحَدَّثَنَا هَمَّامٌ: حَدَّثَنَا أَبُو التَّيَّاحِ: أَنَّهُ سَمِعَ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ الْحَارِثِ، يُحَدِّثُ بِهَذَا الْحَدِيثِ عَنْ حَكِيمِ بْنِ حِزَامٍ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.