Sahihu i Buhariut — Hadithi 2114
46. Nënkapitulli: A lejohet shitblerja nëse shitësi e lë kontratën hapur?
2114. Nga: Hakim ibn Hizami
Is'haku më ka thënë: Na ka treguar Hibani, e këtij i ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Ebu Halili, e ky nga Abdullah ibn Harithi se Hakim ibn Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Dy palët tregtuese janë të lira të ndryshojnë kontratën shitblerëse derisa të ndahen.”
Hemami ka thënë: “Në librin tim kam gjetur të shkruar: “I jep të drejtë zgjedhjeje tri herë. Nëse janë të sinqertë dhe i sqarojnë gjërat mes vete, u begatohet tregtia e tyre, por, nëse gënjejnë dhe i fshehin gjërat, mbase fitojnë diçka, por zhduket begatia në tregtinë e tyre.”
Buhariu ka thënë: “Na ka treguar Hemami, e këtij i ka treguar Ebu Tejahu, se ky e ka dëgjuar Abdullah ibn Harithin duke treguar këtë hadith nga Hakim ibn Hizami, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”